“Rastësia e desh që sot në 1-vjetorin e tragjedisë së tërmetit të 26-nëntorit të jem këtu sot në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe për të firmosur marrëveshjen e financimit dhe ndërtimit të 2000 apartamenteve të reja në Durrës”, tha Rama në një videomesazh nga kryeqyteti i Emirateve.
Kryeministri prezantoi projektet për Durrësin që do financohen nga Emiratet, duke theksuar në fund se “me të keqen e kemi lënë pas, më e mira është e gjitha përpara nesh”. /tesheshi.com/