Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rama: Tregjet e gjësë së gjallë janë si në mesjetë, u toleruan nga bashkitë

by te Sheshi
23/11/2016
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Rama: Tregjet e gjësë së gjallë janë si në mesjetë, u toleruan nga bashkitë

Pas alarmit se vendi ynë rrezikon të preket nga gripi i shpendëve dhe për këtë janë kërkuar masa urgjente për importin nga jashtë, kryeministri Edi Rama ka ngritur edhe një tjetër problem shqetësues. Tregu i gjësë së gjallë. Në një takim me kryebashkiakët e vendit, kreu i qeverisë tha se shumë prej tyre janë jashtë kushteve higjeno-sanitare dhe asapk të përshtatshme për tregëtim.

“Këto tregje janë 33 në të gjithë vendin dhe të tjera krejtësisht jashtë çdo lloj harte dhe funksionojnë si vatra problemesh të mëdha higjeno – sanitare. Në to lëvizin kafshë të pa matrikulluara, pa çertifikata veterinare dhe mbi të gjitha, mënyra sesi zhvillohet e gjithë veprimtaria është e denjë vetëm për mesjetën, jo për një vend në mes të Europës, në shekullin 21”, tha Rama.

Ai ka bërë përgjegjës bashkitë se nuk kanë zbatuar urdhrin e ministrisë së Bujqësisë për izolimin e tyre.

“Në mars të 2016-ës, ne ju kemi kërkuar ju, autoriteteve vendore që i keni këto tregje në administrim, të bëni detyrën për të përmbushur kushtet dhe për të garantuar respektimin e standardeve të nevojshme, sipas legjislacionit në fuqi. Fatkeqësisht, një pjesë e tyre janë deklaruar të mbyllura, por nuk janë mbyllur. Funksionojnë nën sytë tuaj, me tolerancën tuaj dhe jashtë çdo lloj kujdesi minimal nga ana juaj për të adresuar këtë situatë, për të bllokuar veprimtarinë e tyre dhe për të filluar përmirësimin e situates”, tha kryeministri.

Sipas tij, ky fakt rrezikon vazhdimisht jetën e konsumatorit.

“Janë tregje pa absolutisht asnjë lloj rrethimi, sipas standardit të kërkuar, me hyrje – dalje tërësisht të pakontrolluara. Shërbimi juaj veterinar në ato tregje kryhet në mënyrën më diskretituese të mundshme për qeverisjen vendore, krejt formalisht, me korrupsion dhe për më tepër pa bërë asnjë shërbim minimal dizinfektimi për kafshët, për personat dhe për mjetet që hyjnë në këto tregje. Merret me mend se këto tregje nuk kanë asnjë gjurmueshmëri të lëvizjes së kafshëve dhe të produkteve që vendosen në shitje dhe janë kërcënim i përditshëm për sigurinë e jetës së konsumatorit”, pohoi Rama.

Ai ka shprehur pakënaqësi edhe për shërbimin veterinar që ofrohet nga vetë bashkia.

“Jemi të vetëdijshëm që është një trashëgimi e rëndë për ju, por, nga ana tjetër, ju duhet të jeni të vetëdijshme që nuk jeni në krye të bashkive nga dje, por nga më shumë se një vit dhe veterinerët në njësitë e qeverisë vendore, jo vetëm që nuk janë të angazhuar, por janë edhe të painformuar në lidhje me kompetencat dhe detyrat që kanë sipas legjislacionit, për të ushtruar funksionin veterinar pranë këtyre tregjeve”, tha Rama.

Ai ka kërkuar që nga data 1 dhjetor, që të gjitha kafshët që shkojnë në treg të jenë të shoqëruara me çertifikatën veterinare të lëvizjes së tyre, ose do të sekuestrohen.

“Për këtë do të keni mbështetjen e plotë të Policisë së Shtetit dhe të strukturave përkatëse të shtetit, duke filluar nga strukturat përkatëse të Ministrisë së Bujqësisë. Për vitin 2017 do të matrikullohen të gjitha kafshët që mbarështohen, por edhe ato që theren për prodhim mishi dhe për pasojë nuk do të ketë më shans që në treg të lëvizin kafshë të pamatrikulluara. Në të gjitha tregjet e kafshëve do të instalohet një sistem informacioni blegtoral dhe veterinar, me të gjitha të dhënat për çdo kafshë që hyn dhe del nga tregu në funksion të gjurmueshmërisë së lëvizshmërisë së kafshëve të gjalla dhe të mishit të tyre për konsum. Ky është një angazhim i qeverisë, është një objektiv i Ministrisë së Bujqësisë”, pohoi shefi i qeverisë./tesheshi.com 

Related Posts

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje
Bota & Rajoni

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”
Kulturë

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025
Next Post
Denoncimi i PD-së: “Kushuriri i Taulant Ballës ndërton vilë pa leje, policia e bashkia bëjnë sehir”

Denoncimi i PD-së: “Kushuriri i Taulant Ballës ndërton vilë pa leje, policia e bashkia bëjnë sehir”

Kabineti Trump: kritikja e propozimit kundër muslimanëve nominohet ambasadore në OKB

Kabineti Trump: kritikja e propozimit kundër muslimanëve nominohet ambasadore në OKB

Hurma arabe, ushqimi më i shëndetshëm dhe kurues në të gjithë botën

Hurma arabe, ushqimi më i shëndetshëm dhe kurues në të gjithë botën

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni