Kryeministri Rama përcolli një tjetër mesazh për median, duke sjellë dhe shembullin e Japonisë në kushte tërmetore.
“Gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore, Japonia ka masa ekstreme për mediat private, që mesa duket edhe në Japoninë e urtësisë së vjetër, paskan qenë taksirat mbi taksiratin e madh të tërmetit! Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!
Filtroni informacionet dhe verifikoni ato që thoni! Menaxhoni debatet dhe ndaloni klithmat nëpër studiot tv dhe përfshihuni në qetësimin e shpirtrave të goditur më keq se banesat! Kontribuoni për të kanalizuar energjinë e jashtëzakonshme të solidaritetit mbarëshqiptar!”, shkruan Rama.
Një ditë më parë, ai i quajti mediat si “skandaloze”, duke pretenduar se po përhapin panik me informacione të pavërtetuara. /tesheshi.com/