Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rama, thirrje turqve: Pse duhet të votoni Presidentin Erdogan

Videomesazhi: Turqia, vetëm përpara me bekimet e Zotit!

by te Sheshi
08/05/2023
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Rama, thirrje turqve: Pse duhet të votoni Presidentin Erdogan

Kryeministri Rama iu drejtua turqve me një mesazh të qartë për të votuar presidentin Erdogan të dielën e 14 majit, ku dhe vetë ai do jetë në një sfidë elektorale të radhës në zgjedhje lokale.

Për Ramën, Turqia duhet të veprojë si Shqipëria: Të ecë para(me Erdoganin)!.

Mesazhi i plotë:

Turqia është përpara një zgjedhjeje me rëndësi të madhe, jo vetëm për popullin dhe kombin turk, por edhe për Ballkanin dhe Europën. Është padiskutim detyra e qytetarëve të Republikës së Turqisë të zgjedhin liderin dhe qeverinë që duan. Askush nuk mund dhe nuk di ta bëjë këtë më mirë se ata. Por në respekt të secilit dhe secilës prej tyre unë dua të shpreh konsideratën më të lartë për presidentin Erdogan. Vizioni, kurajoja, vullneti dhe puna e palodhur e të cilit e ktheu në sytë e krejt botës Turqinë, në shembullin e një transformimi fantastik. Fuqizimi shembullor i Turqisë dhe krijimi i një vetëdije të re te forca e kombit dhe shtetit turk, nuk sollën vetëm plot të mira për Turqinë dhe popullin e saj, por krijuan edhe vështirësi të mëdha, kundërshti tejet të fortë. Të cilat kulmuan me vënien deri në pikëpyetje të integritetit, të institucioneve legjitime të Turqisë.

Madje edhe vetë jetës së presidentit Erdogan. Unë e di se presidenti Erdogan ka kritikë të fortë, ashtu siç ka edhe mbështetës tejet pasionantë, dhe me siguri të dyja palët kanë arsyet e tyre legjitime, për të cilat sot Turqia po zhvillon një ballafaqim shumë të zjarrtë. Unë dua vetëm t’ju them të gjithëve, se në kohë kaq të vështira, jo vetëm për Turqinë, por për Europën dhe mbarë botën, eksperienca dhe karakteri i presidentit të Republikës së Turqisë, roli i tij për lehtësimin e barrës së madhe të konfliktit në Ukrainë mbi rrugët e furnizimit me grurë të shumë vendeve të rrezikuara nga pesha e atij konflikti. Apo pesha e gjykimit të tij në përballje me vatrat kërcënuese të terrorizimit, janë një aset tepër i çmuar për të mos u marrë parasysh nga të gjithë ata që të dielën e ardhshme do të vendosin për drejtimin që do të marrë Turqia. Për Shqipërinë dhe shqiptarët presidenti Erdoan është një mik i mirë i ditëve më të vështira. Që nga dita e vendimit për njohjen e Kosovës si shtet, që Turqia ishte e para e cila e deklaroi sapo Kuvendi i Kosovës shpalli Republikën, te tragjedia e tërmetit në Shqipëri, kur Turqia mbështeti qindra familje të prekura shqiptare me ndërtimin e shtëpive të reja, apo mundësimi i vaksinave kundër virusit vdekjeprurrës, kur të tjerët ishin shumë të zënë me hallin e tyre.

Për mua personalisht, presidenti Erdogan nuk është vetëm një mik i mirë në ditë të vështira, por edhe një lider politik shumë i veçantë, për faktin se thotë atë që bën dhe bën atë që thotë. Disa mendojnë se ai është i prerë dhe mbase kanë të drejtë, por mbase për këtë fazë të historisë së Turqisë, dhe në këtë botë kaq të paparashikueshme, mospërkulja është ajo që i është dashur dhe ende i duhet një vendi si Turqia, e cila në 14 maj do të vendosë mes vështirësisë për të vazhduar përpara dhe lehtësisë së kthimit mbrapa.

Duke i uruar Turqisë dhe popullit turk të gjitha bekimet e Zotit, uroj me gjithë zemër që qytetarët turq të kenë parasysh në zgjedhjen e tyre dhe rolin e pazëvendësueshëm të Republikës së Turqisë në ekuilibrat e brishtë të kësaj kohe të vështirë, për Ballkanin dhe për krejt Europën.

Arnavutluk Başbakanı Edi Rama, Türkiye Cumhurbaşkanı Recep Tayyip Erdoğan’ın ülkesi için olağanüstü bir iş yaptığını vurgularken yaklaşan seçimlerde Cumhurbaşkanı Erdoğan'ı desteklediğini açıkladı. pic.twitter.com/tht7KQsFm0

— Time Balkan (@TimeBalkan_) May 8, 2023

Related Posts

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”
Kulturë

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!
Lindja e Mesme

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
Next Post
Hija e nazizmit mbi shitjen e bizhuterive në Gjenevë

Hija e nazizmit mbi shitjen e bizhuterive në Gjenevë

Arrestimi i bujshëm: ku e ka shkelur dagestanezi i famshëm Hasbulla Magomedov?

Arrestimi i bujshëm: ku e ka shkelur dagestanezi i famshëm Hasbulla Magomedov?

Situatë e çuditshme në kurorëzimin e Charles-it

Situatë e çuditshme në kurorëzimin e Charles-it

TË FUNDIT

  • Të fundit
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni