Gjatë qëndrimit në New York, ku mori pjesë në punimet e Asamblesë së OKB-së, kryeministri Edi Rama u takua edhe me sekretarin e përgjithshëm të kësaj organizate, Antonio Guterres.
Gjatë fjalës së tij, ai përgëzoi Shqipërinë në arritjen e objektivave dhe integrimin e vendit, avancimit të qëndrueshëm në strategjinë kombëtare për zhvillim, bëjnë të ditur media të ndryshme.
Ata shkëmbyen pikëpamje mbi situatën politike dhe të sigurisë në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Ndërkohë që raportohet se Rama me zyrtarët e lartë të OKB-së ka folur edhe për Kosovën, anëtarësimin e saj në UNESCO dhe organizata të tjera ndërkombëtare. /tesheshi.com/