Kryeministri Rama sqaroi paradoksin e mbajtjes mbyllur të universiteteve e jo bareve e restoranteve, duke thënë se ky nuk është debat vetëm për Shqipërinë.
Në bashkëbisedimin live me portalin studentor në Instagram, Rama dha këtë shpjegim:
“Nuk është një pyetje që vjen vetëm këtu, bëhet kudo. Duke qenë i detyruar që nga kjo kohë të bëhem student i leximit dhe mësimit të sa më shumë gjërave, jo për të zëvendësuar ekspertët por për të ditur ccfarë duhet të them, kudo është ndjekur e njëjta strategji dhe është vepruar kështu.
Universitetet janë konsideruar vatra me koeficcent të madh rreziku edhe për shkak të numrave; bëhet fjalë për numra të mëdhenj në mjedis të vogël, dhe sigurisht që këtu ka edhe një balancë tjetër për t’u ruajtur. Ekonomikisht (për baret e restorantet), s’kemi pse i fshihemi këtij argumenti. Uroj të jemi në fund të maratonës, por askush nuk e di kur është fundi i saj. Komiteti i ekspertëve është në kontakt të vazhdueshëm”.
Ndërsa asaj se kur mund të hapen universitetet, Rama tha: “Nuk jemi në një situatë normale kur vendimet duhet të lajmërohen shumë kohë më përpara. Faktikisht vendimi është marrë pak ditë para se të hynte në fuqi, por siç mund të themi këtë duhet të themi edhe tjetrën se është e kotë të bëjnë spekulime se deri kur do qëndrojë kështu situata”. /tesheshi.com/