Kryeministri Rama ka komentuar sërish aktin e Metës që vendosi çdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, duke e quajtur jo vetëm anti-kushtetues në terma juridikë, por dhe politikisht të pagëlltitshëm.
Nga Dibra, ku vijon fushatën elektorale, Rama solli si kujtesë sjelljen e ish-presidentit Nishani në rastin e shtyrjes së zgjedhjeve të 2017-ës, pas marrëveshjes së tij me Bashën.
“Ne bëmë një marrëveshje, dhe atëherë u kërkua nga të gjithë që të shtyhen zgjedhjet, unë thashë ‘jo’, se po i shtymë njëherë do i shtyjmë gjithmonë. Pasi ne kishim bërë marrëveshjen, presidenti i asaj kohe, Bujar Nishani e kërkoi me shkrim, me firmë me vulë timen dhe shokut tim, që më ka humbur dhe s’po e kap dot më, që t’i kërkonin presidentin shtyrjen e zgjedhje. Nuk mund dot kurrë që presidenti të shtyjë zgjedhjet, pa pyetur asnjë”, tha Rama. /tesheshi.com/