Për të dytën herë, Stefan Çipa po shpërblehet nga Edi Rama për heshtjen e tij gjatë goditjeve të ardhura prej kreut të PS-së: në rastin e parë kur nuk e përzgjodhi për deputet, në 2009-ën, duke u zgjedhur më pas të drejtojë bashkinë e Sarandës; e për herë të dytë tani që në vend të tij u zgjodh sekretarja për ta drejtuar bashkinë e qytetit jugor. Më saktë, kryeministri ka firmosur emërimin e Çipës në postin e kreut të procesit të dixhitalizimit dhe rikonceptimit të regjistrit kombëtar.
Këto pra ngjajnë si shpërblime të Ramës për njeriun që edhe kur hatërmbetet, e mban gojën mbyllur.
Në fakt, ndryshe nga rasti i moszgjedhjes deputet, në rastin kur Çipës ju hoq e drejta për të vijuar drejtimin e bashkisë së Sarandës, ai nuk e mbajti gojën tërësisht të mbyllur, pasi shpërtheu ndaj Kokëdhimës, njeriut që ja kish punuar atë reng.
Ndaj, ky emërim mund të përkthehet dhe si një gradim i Ramës i armikut të Kokëdhimës. /tesheshi.com/