Kryeministri Rama përcolli një tezë morale në ditën e parë të nisjes së sezonit të ri arsimor.
Te “Jeronim de Rada” në Tiranë, aty ku zgjodhi të ishte i pranishëm në nisjen e procesit mësimor, ai iu drejtua nxënësve në formë urimi:
“Suksese dhe bëni qejf dhe punë, se puna është qejfi më i madh”.
Më gjuhën e statistikave, janë rreth 450 000 nxënës, prej të cilëve 70 000 në kopshte, 280 000 në arsimin 9-vjeçar dhe 100 000 në gjimnaze që këtë të hënë ulen në bankat e rreth 1700 shkollave në të gjithë vendin.
Bashkë me nxënësit janë edhe rreth 23 000 mësues që rifillojnë procesin mësimor në shkollat e vendit.
Për herë të parë, në institucionet arsimore do të ulen rreth 29 000 fëmijë, një pjesë prej të cilëve (për shkak të ndryshimeve të fundit) edhe pa mbushur 6 vjeç. /tesheshi.com/