Kryeministri Edi Rama, e ka zhvendosur debatin parlamentar nga plehrat tek vetting-i, ligji që PD-ja e çoi Kushtetuese.
Rama tha se ky akt i PD kërkon të bëjë të pamundurë reformën në drejtësi, pasi vetting-u është thelbi i reformës.
Sipas shefit të qeverisë, me dërgimin e vetting-ut në Kushtetuese, opozita u ka shpallur luftë edhe ndërkombëtarëve.
Ndërkohë, gjatë fjalës së tij Rama e ka satirizuar për një çast fjalimin e tij polemist duke e quajtur deputetin Halimi një “rapsod të vogël që i bie çiftelisë me një tel”, ndërsa Berishën si “rapsod të madh që e hap krahun me lahutë”.
Debatet vazhdojnë, ku herë flitet për plehrat e ku për ligjet e reformës në drejtësi, e vetting-un në veçanti. /tesheshi.com/