Kreu i mazhorancës ka vendosur ta konkretizojë atë që i doli rastësisht: dygishtat demokratë që përkojnë me nr.2 të PS-së në fletën e votimit.
E gjitha ndodhi në Pukë.
Rama ngriti dy gishtat dhe më pas tha: “votoni për nr. 2”. Dhe prej këtij momenti ka vendosur ta kthejë në logo këtë përkim të rrallë politik.
Rama ka sajuar dygishtat e PD-së duke u vënë në mes trëndafilin e kuq të PS-së, që përbën dhe një përkim tjetër: marrëveshjen mes tij dhe Bashës, e cila duket se do vijojë dhe pas 25 qershorit. /tesheshi.com/