Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rama, rikthim te Merkel 4 vjet pasi u gatua vettingu: ç’ndodhi në këtë kohë dhe si parashikohet verdikti i kancelares

by te Sheshi
24/04/2018
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Rama, rikthim te Merkel 4 vjet pasi u gatua vettingu: ç’ndodhi në këtë kohë dhe si parashikohet verdikti i kancelares

Bundeskanzlerin Angela Merkel im Gespräch mit Edi Rama, Ministerpräsident Albaniens, im Bundeskanzleramt.

Edi Rama niset të mërkurën në Gjermani, në takimin e dytë të rëndësishëm pas atij të 4 vjetëve më parë kur u ftua sefte nga Angela Merkel, fill pas marrjes së pushtetit. Takim, ku siç e ka deklaruar vetë edhe Kryeministri shqiptar, i është drejtuar pyetja e famshme nga kancelarja gjermane: “a mendoni ju se drejtësia juaj është një sistem që garanton standardet e Bashkimit Europian?” Është mu kjo pyetje retorike, plot mesazhe brenda e Merkelit, betonimi i bindjes së Ramës për t’ia behur me një reformë – tronditëse – në drejtësi. Kjo ndodhi fiks në prillin e vitit 2014.

Në takimin Merkel-Rama u vendos që Gjermania ta mbështesë ekonomikisht, politikisht dhe me ekspertizë shkrimin e reformës, zbatimin e saj dhe procesin e instalimit të institucioneve të reja të drejtësisë, pasuar nga BE dhe SHBA, investuesit më të mëdhenj të saj.

Por ç’ka ndodhur prej asaj kohe e këtej?

Edi Rama dhe Angela Merkel janë takuar thuajse çdo vit, madje edhe nga dy herë. Në verën 2015-ës, kancelarja gjermane erdhi vetë për vizitë në Tiranë. Dhe pikërisht pas asaj vizite, gjërat në Shqipëri nuk janë si më parë. Në të, Merkel shmangu Ilir Metën që ishte kryetar Kuvendi, akt që i morr si mesazh i një përplasjeje frontale për reformën në drejtësi.

Edi Rama, i cili ishte angazhuar para kancelares se do të reformonte drejtësinë, në fund të vitit 2015 dhe më pas në 2016-n u tha ndërkombëtarëve se vetë ishte i pafuqishëm që të shtynte përpara reformën, ndaj kërkoi ndihmën e ndërkombëtarëve.

Gjermania, me anë të shefit të Euralius-it, Reinhard Deville hartoi të gjithë procesin e draftit ligjor të drejtësisë së re, kurse OBDAT-i amerikan u morr kryesisht me institucionet e reja si Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Prokuroria Speciale.

Por nuk kaloi shumë dhe nga opozita u sulmuar egërsisht kreu i Euralius-it, pra i dërguari i Merkelit në Tiranë, i cili u cilësua edhe “manipulues” i tekstit për në komisionin e Venecias.

Në korrikun e vitit 2016, ndërkohë që Donald Lu nga Tirana i çoi mesazh çdo deputeti shqiptar për të miratuar reformën në drejtësi, Angela Merkel i telefonoi Lulzim Bashës që të votojë ndryshimet kushtetuese, të cilat më në fund u votuan. Dhe që prej korrikut 2016, jemi sot dy vjet më pas kur vettingu sapo ka filluar. Një proces që padyshim të gjithë e kishin imagjinuar se do të ishte i vështirë, por jo që të zgjaste kaq shumë.

Edi Rama është takuar me kancelaren gjermane më 28 nëntor të 2016-ës, pikërisht ditën e Festës Kombëtare të Shqipërisë, ku Merkel deklaroi se “e rëndësishme është që reforma në drejtësi të ketë vazhdimësi të qëndrueshme”. Ishte koha e ndryshimeve të mëdha në SHBA dhe kulmit të influencës ruse në Ballkan.

Në fillimin e 2017-ës ndodhi gjëma në Shkup dhe çadra në Tiranë. Pikërisht në këtë kohë Edi Rama viziton Berlinin ku nuk takon Merkelin por numrin dy të qeverisë, Steinmeier, sot President i Republikës gjermane. Pas kthimit nga Gjermania kryeministri shqiptar thërret Saimir Tahirin dhe i komunikon shkarkimin.

Pikërisht pas këtij veprimi, Meta së bashku me Berishën e Bashën nisin bombardimin për të rrëzuar kryeministrin para zgjedhjeve.

Merkel dërgon në Tiranë zv.kancelarin e ri, Sigmar Gabriel, i cili në mesin e çadrës i bën të ditur Lulzim Bashës se nuk do ta mbështesë kush. Madje Merkel me një shpërfillje të qartë i dërgoi një mesazh të forte kreut demokrat në samitin e PPE-së në Maltë, duke u lënë i vetmuar vetëm me Nikolla Gruevskin në qoshe të platesë.

Ndodhën ata që ndodhën dhe në fund Edi Rama fitoi zgjedhjet e 25 qershorit duke marrë timonin vetëm.

Deri këtu ka pasur mbështetjen gjermane, kryesisht për vettingun, i cili ka ecur me hapin e breshkës. A do ta pranojë Angela këtë ritëm, për të cilin natyrisht ka qenë në dijeni hap pas hapi?

Sinjalet natyrisht që nuk kanë munguar për të analizuar temperaturën e marrëdhënieve Tiranë-Berlin.

Përveç qëndrimit të ambasadores gjermane, një mesazh i qartë ka qenë dërgimi sërish në Tiranë i ish-kreut të Euralius-it, Renhard Deville me një mission edhe më special: trajnimin e njerëzve që do të bëjnë vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Ok” për riardhjen e tij e dha natyrisht qeveria shqiptare. Por fakt është se as opozita nuk e sulmoi këtë herë njeriun që e kishte bërë helaq kur ishte në krye të Euralius-it. Duket se e kanë marrë mesazhin e fortë të këtij veprimi dhe se nuk mund të bëhet shaka me qeverinë gjermane.

Megjithatë, sërish mund të themi se qëndrimi i Merkel-it ende nuk mund të quhet i ditur, pasi kancelarja përdor burime nga më të fortat për të marrë informacion për Shqipërinë.

Një fakt mund të analizohet ama: nëse Gjermania e ka nisur vetëm së bashku me Ramën vettingun dhe reformën në drejtësi, duke e mbështetur 3D, pra politkisht, financiarisht dhe me ekspertizë, nuk mund ta lërë në mes tani që më në fund filloi.

Sinjal i qartë për këtë është natyrisht hapja e negociatave me BE-në. Ndryshe, nëse do të thotë Merkel “Jo”, është e qartë se gjithë ai investim për vettingun do të vejë në lumë.

Berlini nuk është nga ata që i nis gjërat dhe i lë në mes të rrugës… /tesheshi.com/

Related Posts

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?
Politikë

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Next Post
Rishfaqet Eduart Selami: i zemëruar me Bashën, quan Berishën autokrat klasi

Rishfaqet Eduart Selami: i zemëruar me Bashën, quan Berishën autokrat klasi

Gmail ‘pushtohet’ nga spami

Gmail ‘pushtohet’ nga spami

Nga Simon KUPER*: Macron po e orienton Francën drejt veriut

Nga Simon KUPER*: Macron po e orienton Francën drejt veriut

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni