Edi Rama dhe Sali Berisha kanë zhvilluar një replikë në seri gjatë seancës së sotme të Kuvendit.
Ndërsa Ish-kryeministri akuzoi Ramën si “bir i etërve” dhe i lidhur me diktaturën, Kryeministri lexoi disa nga fjalime të Sali Berishës në Kuvend prej vitit 2000 e deri vitin 2005, kur në rolin e shefit të opozitës bënte të njëjtat akuza ndaj mazhorancës sit ë lidhur me krimin dhe drogën.
Rama deklaroi se Berisha ka ndjekur një lojë fund e krye dhe në fund kur u takua me Ramën tha se kjo ishte politikë për fushatë.
Më pas Kryeministri deklaroi se qeveria aktuale e ka marrë vendimin për të hequr medaljen ndaj Shyqyri Çokun.
/tesheshi.com/