I detyruar nga komentet ankimtare në rrjete në lidhje me rritjen e çmimit të naftës, kryeministri Edi Rama ka reaguar duke thënë se ky është një problem jo vetëm i Shqipërisë, ndërsa për rrogat ai thotë se janë rritur dhe do të rriten.
“Rritja e cmimeve eshte nje problem i pergjithshem sot, mjafton te shihni Kosoven per te mos shkuar me larg, nderkohe qe sic kam premtuar ne po mbajme me shume kosto per buxhetin, mburojen mbi cmimin e energjise per konsumatoret familjare e biznesin e vogel, qe kudo ka kercyer e po kercen lart!.
Sa per rrogat ato jane rritur e do vazhdojne te rriten, por rritja e rrogave nujk behet sipas deshires sone, pasi une i pari do doja t’i rrisja menjehere te gjitha, por cdo rritje jashte mundesive, do te thote falimentim total ne pak muaj si ne kohen e Sudes, prandaj duhet pune e durim, per t’u ngjitur me kembe ne toke s’ka asnje rruge tjeter te sigurte”, i është përgjigjur Rama një komentuesi.
Çmimi i naftës gjatë ditëve të fundit është rritur ndjeshëm duke prekur dhe pragun e 200 lekë për litër. /tesheshi.com/