Kryeministri Edi Rama ka publikuar raportin e dëgjesave dhe ankesave të qytetarëve të qarkut të Beratit, ku spikasin dy kërkesa.
Qytetarët e Beratit kërkojnë nga qeveria rrugë dhe ujë të pijshëm, duke i renditur si problematika kryesore për qarkun.
Në lidhje me infrastrukturën, kërkohen investime në ndërtimin e segmenteve rrugore të prodhimit (rruga Poshnje-Rroskovec) si dhe më shumë investime në infrastrukturën e segmenteve dytësore.
Referuar rezultatit të zgjedhjeve, duket se PS ka thelluar diferencën me demokratët dhe LSI krahasuar me 2013. Më 25 Qershor socialistët kanë fituar rreth 2700 vota më shumë, që përkojnë me po kaq vota të humbura nga PS. Ndërsa LSI ka një rënie me rreth 1700 vota krahasuar me zgjedhjet e 4 viteve më parë.
Më poshtë raporti i plotë i publikuar nga Rama. /tesheshi.com/