Shqipëria do të mbështesë ofertën e Arabisë Saudite për të organizuar Kupën e Botës 2034, e shprehur kjo nga vetë kryeministri Rama, sipas së cilit do ishte nj Botëror i mahnitshëm.
“Shqipëria do të mbështesë me kënaqësi ofertën e Arabisë Saudite per te organizuar Kupën e Botës 2034.
Jam i bindur se Mbretëria e Arabisë Saudite do të mahnisë jo vetëm mbi 3,5 miliardë tifozët e futbollit në mbarë botën, por edhe këdo që ka fatin të marrë pjesë në atë festë të jashtëzakonshme të sportit më të njohur në planet, e cila do të vijë pas zbatimit të Saudi Vision 2030 nën udhëheqjen e madhe të princit të saj të kurorës, Mohammed bin Salman Al Saud”, shkroi i pari i qeverisjes shqiptare, i cili ka krijuar lidhje të forta me botën arabe gjatë qeverisjes së tij. /tesheshi.com/