Kryeministri Rama ishte në Fishtë të Lezhës, te kompleksi i njohur i agroturizmit “Mrizi i Zanave”, i konsideruar si një prej mrekulli investuese në veri nga një emigrant i kthyer vite më parë nga emigracioni, Altin Prenga.
“Fishtë, Lezhë – Çfarë kënaqësie të shohësh se si një emigrant i kthyer nga Italia, ka krijuar me familjen e tij një oaz shijeje të denjë për agroturizmat më të spikatur të Italisë a Francës, aty ku deri dje s’kishte asgjë dhe nga ku gjithkush donte vetëm të ikte”, shkruan Rama. /tesheshi.com/
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/421771365226094/?t=340