Edhe pse aty u shënua një tragjedi me rrënjë në shtet, autor i së cilës qe një shef policor me njolla droge, kryeministri Rama s’e ka patur për gjë të promovojë Himarën e këtij sezoni, ende me njolla “të pathara” gjaku.
“…Me Himarën e bukur e mikpritëse, ku gjëja më e mirë e këtij sezoni janë pastërtia shembullore dhe plazhet publike plot me pushues…”, shkruan i pari i qeverisë pikërisht për atë që në fakt duhej ta shamngte, që me gjuhë populli është “përmendja e litarit në shtëpinë e të varurit”.
Kujtojmë se aty, pak javë më parë, një vajzë 7-vjeccare humbi jetën në bregdet, në plazhin e Potamit, në mënyrën më tragjike, pasi u godit nga helikat e një gomonoje që drejtohej nga efektivi Arjan Tase.
Ishte ndër ato raste kur ngjarja i faturohet tërësisht shtetit. /tesheshi.com/