Edhe kryeministri Rama ka kërkuar ndihmesën e inxhinieres 70-vjeçare Lulejat Bozo, e shndërruar këto ditë të post-tërmetit si një ikonë e shpjegimeve të asaj çfarë ndodhi me godinat e rrëzuara dhe dëmtuara. Ajo u prit në kryeministri, duke u nderuar me fjalët e shefit të qeverisë: “Jeni një burim sigurie për njerezit”
“Do të bëjmë një konferencë publik, e ku mund të jepni disa shembuj që se cila është banesë e banueshme ose jo”, tha Rama.
Nga ana e saj, gruaja ikonë, iu përgigj me gadishmëri: “Patjetër! Të thuash që është e pabanueshme, duhet të sqarohet që është përkohësisht. Në këto ekipe që shkojnë angazhoni inxhinier me përvojë, se ka shumë të tillë. Duhet të jenë patjetër në ekipet e vlerësimit. Kishte çarje, por ajo çarje riparohet menjëherë. Nuk duhet të thoni e pabanueshme, se e pabanueshme do të thotë që duhet t’i vini dinamitin. E dyta, që e kam me shumë merak, duhet një platformë si do organizuar ndërtimi. E treta, përfshirjen e ekspertëve shqiptarë. Ka shumë në Shqipëri që janë të gatshëm”, tha Bozo. /tesheshi.com/