Kryeministri Rama mësohet t’i ketë këshilluar deputetët dhe ministrat që të mos përballen më në asnjë studio televizive me figura të opozitës.
“Mos dilni në debate televizive me ata që kanë djegur mandatet nga opozita. Nuk duhet të dilni në debat me të arratisurit nga Kuvendi”, ka qenë porosia e shefit të mazhorancës.
“Ata nuk janë pala tjetër e Parlamentit dhe meritojnë përbuzjen e votuesve të tyre dhe refuzimin tonë për të debatuar me ta jashtë parlamentit”, ka theksuar Rama. /tesheshi.com/