Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rama përmbys listën e deputetëve: ja disa nga emrat që kandidon më 18 qershor

by Te Sheshi
16/04/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Rama përmbys listën e deputetëve: ja disa nga emrat që kandidon më 18 qershor

ASAMBLEJA E PS - Kryeministri Edi Rama dhe Eduard Shalsi, pas nje mbledhje te Asamblese se Partise Socialiste, ku eshte folur mbi reformat e ndermarra nga qeveria./r/n/r/nSP ASSEMBLY - Prime Minister Edi Rama and Eduard Shalsi, after a meeting of the Assembly of the Socialist Party, which is talking about reforms undertaken by the government.

Edi Rama shkartis listat për deputetë, duke tronditur grupin parlamentar. Më shumë se gjysma nuk kandidohen, dhe janë sjellë emra të rinj, të aktivizuar që herët në ekipin e Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës. Ajo që bie në sy është se Tirana, e cila do të ketë numrin më të madh të deputetëve, blindohet nga “peshat e rënda”.

Ish-bashkëshortja e Sokol Ballës, Belinda Balluku, pritet të kandidojë për deputete në zonën e Vorës, ndërsa në Kukës do të kandidojë Safet Gjici, presidenti i klubit të futbollit të Kukësit.

Tiranë

Kryeqyteti tashmë dihet se do të kryesohet nga ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri dhe do të vijojë me Pandeli Majkon, i cili në vitin 2013 ishte në krye të ekipit. Ministrja e re e Mirëqenies Sociale, Olta Xhaçka, do të jetë në ekipin e Tiranës, duke marrë përsipër njësinë 3 në Tiranë, teksa në legjislaturën e shkuar është zgjedhur në Korçë.

Ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj, do të kandidojë përsëri në kryeqytet, ndërsa deputeti i Dibrës, Ulsi Manja, do të jetë përgjegjës për zonën e Paskuqanit. Ministrja e re e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, do të kandidojë për njësinë 9, ndërsa ministri i Financave, Arben Ahmetaj, nga Gjirokastra vjen në Tiranë, si përgjegjës për Kavajën.

Sadri Abazi përgjegjës për Vorën, Rakip Suli për njësinë 11, Vasilika Hysi për njësinë 7, Xhemal Qefalia për fshatrat e Tiranës, Elona Gjebrea, Vladimir Kosta për zonën e Farkës, do të jenë po ashtu pjesë e ekipit të kryeqytetit. Surprizë duket se do të jetë drejtoresha e ANTA-s, Belinda Balluku, bashkëpunëtore e vjetër e Ramës, e cila ka marrë përsipër zonën e Vorës, duke zëvendësuar në përgjegjësi partiake prefektin Sadri Vorpsi. Kandidate potenciale është edhe kryekëshilltarja e Tiranës, Klotilda Ferhati.

Durrës

Qarku i Durrësit mendohet të jetë surprizë, teksa pritet të kandidojë si kryesuese e listës ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi. Po ashtu, ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, pritet të kandidojë në këtë qark duke mbuluar zonën e Krujës. Drejtori i OSHEE-së, Ardian Çela, do të jetë në pjesën qendrore të kandidatëve, së bashku me deputeten aktuale Esmeralda Shkjau. Prefekti i Qarkut, Roland Xhelili, pritet të kandidojë si përgjegjës i zonës së Manzës. Ai është një ndër socialistët më të vjetër të këtij qarku.

Shkodër

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, do të kryesojë qarkun e Shkodrës, ku në ekip do të ketë Paulin Stërkajn për Malësinë e Madhe dhe Namik Koplikun për qytetin. Prurje e re interesante në këtë qark është Paulin Luli, i cili është përgjegjës për Pukën.

Kjo figurë e re, që ka përfunduar akademinë e policisë në vitin 1991, ka lënë Gjermaninë, ku ushtronte një veprimtari biznesi të suksesshme në fushën e automjeteve, për të kandiduar për Partinë Socialiste. Pretendent për këtë qark është dhe drejtori i KESH-it, Agron Heto, si dhe nuk është qartësuar nëse do të kandidojë Keti Bazhdari, biznesmenja që humbi garën për bashkinë e Shkodrës.

Lezhë

Në qarkun e Lezhës, kryesuese e listës do të jetë ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ndërsa i dyti do të jetë Pjerin Ndreu. Deputeti i Tiranës, pas një angazhimi intensiv në Pukë, së fundmi është caktuar në Lezhë, ku po punon së bashku me ish-deputetin e këtij qarku, Arben Ndoka. Pritet që lista të plotësohet me një kandidat nga Laçi dhe me një tjetër nga Lezha.

Dibër

Në Dibër pritet që lista të kryesohet nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, dhe të pasohet nga koordinatori politik Agron Malaj. Në këtë qark do të ketë dhe kandidatura të tjera, që ende nuk janë përcaktuar.

Elbasan

Qarku i madh i Elbasanit pritet të kryesohet nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila është atashuar në këtë zonë pas një angazhimi në fillim në Lezhë, pastaj në Vlorë e në Dibër.

Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që kryesues i listës të jetë Taulant Balla, ndërsa vijues i saj deputeti me jetëgjatësi të lartë parlamentare dhe përgjegjës për Cërrikun dhe Belshin, Musa Ulqini. Pritet rikandidimi i pedagoges Evis Kushi, ndërsa deputeti Anastas Angjeli, i zgjedhur në Gjirokastër, prej një kohe të gjatë është përgjegjës për zonën e Peqinit, ku më parë ishte zgjedhur Alfred Peza.

Vlorë

Sikundër edhe e ka njoftuar vetë, Edi Rama do të kryesojë listën e PS-së për qarkun e Vlorës, ashtu si në vitin 2013. Pasues i listës do të jetë drejtuesi politik i këtij qarku, ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri.

Do të rikandidojë në pjesën më të fortë të listës deputetja Valentina Leskaj, si dhe pritet rikonfirmimi i deputetit Fatmir Toçi. Së fundmi, ish-drejtori i pastrimit të parave, Alket Hyseni, është ngarkuar me punë në zonën e Sarandës, ndërsa nuk dihet se si do të pozicionohet në këtë qark i “rikthyeri” në PS, Shpëtim Gjika.

Gjirokastër

Qarku i Gjirokastrës i është besuar në kryesim ish-ministrit të Çështjeve Vendore, Blendi Çuçi, i pasuar nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Nuk dihet cilët do të jenë kandidatët e tjerë për këtë qark, teksa pretendon të ruajë përgjegjësitë e tij në Tepelenë e Përmet deputeti aktual Dashamir Kamberi.

Korçë

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi do të kryesojë betejën në qarkun e Korçës, teksa në ekip i është shtuar dhe ministri i ri i Çështjeve Vendore, Eduard Shalsi. Ky i fundit, i zgjedhur deputet në Berat në vitin 2013, tashmë do të jetë përgjegjës për zonën e Pogradecit, bashkë me deputetin aktual, Ilir Xhakolli.

Mjeku Ilir Pendavinji, aktualisht deputet i këtij qarku, do të rikandidojë në listën fituese, ndërsa mendohet që këtij qarku t’i bashkohet dhe Blerina Gjylahmeti, deputetja me origjinë nga ai qark, por që tashmë është zgjedhur në listat e vitit 2013 në Tiranë.

Kukës

Për Kukësin, ku zgjedhjet e fundit ka fituar vetëm një mandat, PS-ja ka menduar të kandidojë me Safet Gjicin, i cili kandidoi dhe humbi përballë Xhelal Mziut në Kamëz. Ai do të kryesojë listën nëse Beqaj përfundimisht kandidon në Dibër. Deputeti i vetëm aktual i PS-së në Kukës, ish-prokurori Vexhi Muçmata, mësohet të jetë shprehur se nuk dëshiron një mandat të dytë.

Fier

Qarku i Fierit pritet të kryesohet nga numri dy i PS-së, Gramoz Ruçi, dhe të ketë në ekip deputetët aktualë, Erjon Braçe, Arben Çuko, Pirro Lutaj e Antoneta Dhima. Ish-drejtoresha e doganave, Elisa Spiropali, pritet të kandidojë në këtë qark, edhe pse një ide fillestare qe kandidimi i saj në Vlorë. Pretendent për këtë qark është edhe sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Energjetikës, Koli Bele.

Berat

Qarku i Beratit do të kryesohet nga ish-ministri Blendi Klosi dhe nga ministrja për çështjet parlamentare, Ermonela Felaj. Deputeti aktual, mjeku Eduard Bejko, një ndër më aktivët në komisionin parlamentar të shëndetësisë, pritet të rikandidojë. Suprizë në këtë qark është emri i Adnor Shahmetit, pronar i një universiteti privat në Tiranë, i cili mendohet se do të jetë përgjegjës për zonën e Skraparit. Ai ka kandiduar dhe më herët për PS-në, në një përballje me Ilir Metën, të cilën e ka humbur. /tesheshi.com/

Related Posts

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Next Post
Edhe opozita e Malit të Zi “futet në çadër”: bojkoton parlamentin për NATO-n, por kërkon zgjedhje të reja

Edhe opozita e Malit të Zi “futet në çadër”: bojkoton parlamentin për NATO-n, por kërkon zgjedhje të reja

Alergjitë stinore, ja si duhet të kujdeseni

Alergjitë stinore, ja si duhet të kujdeseni

Negociatori i Merkel-it për çadrën i vë kushte Bashës

Negociatori i Merkel-it për çadrën i vë kushte Bashës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Kështu sfidohet Trump nga Putin

Kështu sfidohet Trump nga Putin

04/07/2025
Virus i rrallë por vdekjeprurës

Virus i rrallë por vdekjeprurës

04/07/2025
Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni