Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot ndaj deklaratave të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha mbi reformën në drejtësi.
Vaj Medet PD që kërcen si “prifti nga belaja” e di mirë ky popull sa e do reformën në drejtesi po e di edhe ti që do s’do do bësh sikur do!..”, shkruan Kryeministri Rama në faqen e tij në Facebook.
“Dhe jo vetem do bësh sikur do, po do bësh edhe sikur po na bind edhe neve! Bej ç’të duash e thuaj ç’të duash po nxito se duhet të votojmë! E sa për vizitën në SHBA ka një dallim Dje ambasada bënte zhurmuesin në takimet e opozitës, sot opozita mikpritet në ambasadë.