Kryeministri Rama iu përgjigj PD-së pas ditësh akuza ndaj tij, në fillim nga Basha e më pas dhe nga deputetja Pampuri, formuluar në një stil klishe, mbi udhëtime të shtrenjta me charter të të parit të qeverisë.
Por ky i fundit, në një material video, i rrëzon këto pretendime, madje duke bërë dhe ironi me llogaritë arithmetike të opozitës.
“Ndiqeni një minutë ju lutem, se si pasi 5004 delegatë u ulën në 1958 karrige, 345 Euro prodhuan 120 mijë Euro karburant…”, shkruan Rama. /tesheshi.com/
https://youtu.be/j6JmwkCSZIE