Kryeminstri Rama i ka kushtuar një reagim prej pak rreshtash sulmit gjithsesi të dështuar iranian ndaj Izraelit, kuptohet, në rresht me faktorin perëndimor.
“Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të nisur nga Irani kundër Izraelit, i cili përbën një kërcënim për të destabilizuar rajonin në mënyrë të pakthyeshme.
Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin izraelit dhe mbështesim plotësisht përpjekjet e partnerëve tanë drejt de-përshkallëzimit.
Shqipëria mbron përmbajtjen dhe thekson nevojën kritike për një armëpushim në Gaza, duke u siguruar që të gjithë pengjet të mund të kthehen të sigurt në shtëpi”, shkruar nga Rama në X.
Siç mund të vihet re, mungon në këtë status fraza e tmerrshme “e drejta e Izraelit për vetëmbrojtje”, që në fakt mungon dhe në reagimet perëndimore kësaj here, duke u zgjedhur thjesht cilësimi “i paprecedent” për sulmin. /tesheshi.com/