Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

INTERVISTA/ Rama për REL: Ç’përfaqësojnë përgjimet, pse duhet të mbahen zgjedhjet dhe ku u shkel Kushtetuta nga Presidenti

by te Sheshi
21/06/2019
in Intervista, Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
INTERVISTA/ Rama për REL: Ç’përfaqësojnë përgjimet, pse duhet të mbahen zgjedhjet dhe ku u shkel Kushtetuta nga Presidenti

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se Shqipëria do të shkojë në zgjedhje me 30 qershor, edhe pse opozita dhe presidenti Ilir Meta thonë se mbajtaj e tyre është anolluar 

Kryeministri Rama, gjatë intervistës, flet edhe për përgjimet ku partia e tij del se është e përfshirë në manipulim të procesit zgjedhor, flet për mungesën e Gjykatës Kushtetuese në vend dhe procesin e hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Rama nuk e fsheh drojën se kriza politike mund ta pengojë këtë proces, por duke iu referuar protestave dhe kritikave të opozitës, thotë se “demokracia nuk do të negociohet”.

Kryeministër Rama, Shqipëria ka hyrë në një krizë institucionale dhe politike për shkak të mosmarrëveshjes në mes të kryeministrit dhe presidentit për datën e zgjedhjeve, por edhe për shkak të opozitës e cila  po proteston që nga fillimi  ikëtij viti.  Ku e shihni zgjidhjen dhe si do ta ruani stabilitetin politik në vend?

E qartë, është zgjidhja që mbështet gjithë komuniteti ndërkombëtar dhe patjetër edhe shumica dërmuese e popullit shqiptar, që do të thotë se zgjedhjet nuk janë të politikanëve, janë të popullit. Populli ka të drejtë të zgjedh në ditën e përcaktuar nga Kushtetuta dhe nga ligji dhe politikanët kanë detyrë të paraqiten para popullit. Kush nuk paraqitet para popullit është i lirë ta bëjë, por historia ka treguar se jo vetëm nuk fiton asgjë, por përkundrazi paguan një kosto të madhe politike.

Më 30 qershor ju insistoni të shkoni në zgjedhje, ndërkohë që 27 nga 61 bashki të Shqipërisë, thonë se nuk do ta mbështesin këtë proces, përkundrazi ata insistojnë që do të përpiqen ta pengojnë atë. A mendoni se mund të mbahen zgjedhje në gjysmën e Shqipërisë.

Zgjedhjet do të mbahen në gjithë Shqipërinë. Ata që përpiqen ta pengojnë janë gabim, luajnë me zjarrin sepse djegin veten në raport me ligjin dhe ligjet janë të qarta; zgjedhjet kanë një administratë zgjedhore, kanë një gjykatë zgjedhore dhe bazuar edhe në opinionin e kahershëm të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, çdo problem i kujtdo me zgjedhje adresohet në Gjykatën Speciale Zgjedhore dhe askund tjetër. Kështu që, janë përpjekje të dëshpëruara të cilat nuk kanë asnjë shans që të përmbysin bazën e rregullave të bashkëjetesës demokratike. Nuk është problemi se unë insistoj që të shkojmë në zgjedhje, unë insistoj që të respektohet Kushtetuta dhe e drejta e popullit për të zgjedhur.

Megjithatë, Presidenti e shfuqizoi dekretin për datën e zgjedhjeve. Gjykatën Kushtetuese Shqipëria nuk ka për momentin.. ku do të vërtetohet vlefshmëria e këtij vendimi, por edhe vlefshmëria e mbajtjes së zgjedhjeve?

Gjykata Kushtetuese e ka dhënë opinionin e vet disa vjet më parë dhe ka nënvizuar se aktet e presidentit janë akte individuale të cilat kur lidhen me zgjedhjet, adresohen në Gjykatën përkatëse që është Kolegji Zgjedhor dhe askund tjetër. Kështu që jemi të qartë në këtë pikë. Për sa i përket aktit të presidentit për ç’dekretimin e zgjedhjeve, është një akt absolutisht i pavlefshëm si dhe bën një shkelje të rëndë të Kushtetutës për të cilën presidenti është në procedurë shkarkimi në Parlamentin e Shqipërisë.

Gazeta gjermani “Bild” nxori një numër regjistrimesh ku dyshohet se ka përfshirje të Partisë Socialiste në manipulimin e procesit zgjedhor. Zotëri kryeministër, ju si kryetar i Partisë Socialistë, a jeni të gatshëm të përballeni më këto akuza dhe si do t’i adresoni ato?

Faleminderit për pyetjen dhe pyetja që pason këtë pyetje është pse këto përgjime nuk janë përdorur për të bërë një hetim shterues?! Pse prej 2016-s, këto përgjime janë mbajtur mbyllur dhe nuk është bërë asnjë hetim, dhe pse këto përgjime të mbyllura janë dërguar te partia e opozitës dhe pse partia e opozitës këto përgjime i dërgon në Gjermani për t’i paraqitur si zbulime gjermane?!

Këto nuk janë zbulime gjermane, këto janë përgjime të Prokurorisë shqiptare të cilat në mënyrë të paligjshme janë keqpërdorur duke thyer rëndë sekretin hetimor dhe përgjigjja është e thjeshtë, përsëri e dhimbshme, por e thjeshtë: përgjimet janë kthyer nga një bazë për të hetuar, në ushqim për të helmuar njerëzit dhe për të helmuar opinionin ndërkombëtar në prag të çeljes së negociatave edhe pse gjithë çfarë po ndodhë në Shqipëri është një përpjekje e dëshpëruar për të frenuar çeljen e negociatave.

Pse? -Sepse me çeljen e negociatave fillon bashkëbisedimi për anëtarësim me kapitujt e drejtësisë dhe nuk është thjeshtë çështje çfarë ligjesh ka Shqipëria apo si po e pastron sistemin e drejtësisë përmes ‘vettingut’, por Shqipëria duhet të provojë që ka një sistem drejtësisë, që i vendosë të gjithë të barabartë përpara ligjit dhe ndëshkon këdo, që nga më të gjatët gjerë të më të shkurtrit, që nga më të fortët deri te më të dobëtit kur ata shkelin ligjin dhe këtë e dinë shumë mirë organizatorët e gjithë këtij plani dhe nxitësit e gjithë kësaj dhune.

A mendoni se Bashkimi Evropian, megjithëse nuk dha datë të hapjes së negociatave dhe sinjale pozitive, do të hezitojnë për këtë datë për shkak të zhvillimeve politike dhe krizës në Shqipëri?

Rreziku që ky plan, qartësisht anti-kombëtar të mund të funksionojë është real sepse në fund të fundit, e gjithë kjo që ndodh nuk ndihmon ata që duan të na ndihmojnë dhe ushqen ata që s’duan të na ndihmojnë, kështu që rreziku është real, por sidoqoftë, përpjekjen do ta bëjmë deri në fund.

Bashkësia ndërkombëtare dhe miqtë e Shqipërisë kanë bërë thirrje që kjo krizë të zgjidhet me dialog të brendshëm politik. A keni ndonjë ofertë për opozitën dhe ku është kompromisi?

Unë kam insistuar për dialog, gjithmonë. Kam bërë të gjitha përpjekjet për dialog. E vetmja gjë që nuk mund të negociohet është demokracia dhe patjetër nuk mund të negociohen edhe afatet kur populli duhet të marrë fjalën, këto janë të panegociueshme, gjithçka tjetër është lehtësisht e negociueshme.

Marrë nga REL

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Basha, ftesë për protestë me sulm ndaj dy mediave: mos dëgjoni Klan e TCH (video)

Basha, ftesë për protestë me sulm ndaj dy mediave: mos dëgjoni Klan e TCH (video)

Dështon takimi i Parisit, dialogu dhe negociatat “pezull”

Dështon takimi i Parisit, dialogu dhe negociatat "pezull"

Era e barutit, “Emirates” po ndërpresin fluturimet në Gjirin Persik

Era e barutit, “Emirates” po ndërpresin fluturimet në Gjirin Persik

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni