Kryeministri Rama është shprehur sërish për rastin e Fushë Krujës, duke u ndalur te denoncimet e policit Emiljano Nuhu, sipas së cilit, i është vënë pistoleta në kokë nga Rexhep Rraja, i biri i deputetit Rrahman Rrahja, në prani dhe të Taulant Ballës.
“Ka braktisur detyrën ka sabotuar hetimin dhe ka përdorur rastin për të marrë azil politik në një vend tjetër. Nuk do i ndahemi këmba këmbës atij horri”, është shprehur Rama.
“Jetojmë në një kohë dhe në një mjedis ku kjo kohë e mbrapshtë e gënjeshtrës dhe e shpifjes e kthyer në terror informativ për qytetarin mishërohet tek PD, si zëdhënëse kryesore e saj. Unë nuk jam këtu për tiu përgjigjur akuzave haluçinante të pabazuara në asnjë fakt që bëhen qoftë për mua qoftë për kolegë”, vijoi më tej ai.
Për shefin e qeverisë, ndaj vajëz së dhunuar, pëveç policit, siç tha ai, të kthyer nga “horr në hero”, të gjithë strukturat e tjera ligjzbatuese kanë kryer detyrën.
“Sa i takon vajzës mund të them se policia e shtetit ka bërë detyrën.
Dhe djali i deputetit nuik ka pasur asnjë trajtim preferencial. Vajzën e kanë kthyer në mish për topat e luftës së tyre politike dhe mediatike. Dua t’i siguroj se çka ka të bëjë me të drejtën e drejtësinë është e panegociueshme. Të zbardhni githcka lidhur me një horr të kthyer në hero”, theksoi Rama. /tesheshi.com/