Pas Metës, dhe Rama ka dhënë një intervistë për Al Jazeera-n, ku sërish i ka mëshuar mosshtyrjes së 30 Qershorit, si ditë kur duhet të zhvillohen zgjedhjet lokale, gjithnjë sipas dekretit të Presidentit.
“Nëse do vendosim precedentin që një parti, dy parti, tre parti, një palë, vendos të imponojë kushtet e zgjedhjeve, atëherë këtë precedent do e kemi për shumë vite në vazhdim. Në fund të fundit, zgjedhjet nuk bëhen që të vendosin politikanët, por që njerëzit të vendosin për politikanët”, tha Rama.
Për shefin e qeverisë, akti ç’dekretues i Metës është një shkelje e hapur e Kushtetutës, pasi askund Kushtetuta nuk ja jep këtë të drejtë.
Mbi të gjitha sipas Ramës, data 30 qershor është i fundit afat kushtetues për zhvillimin e zgjedhjeve lokale. /tesheshi.com/