Kreu i Qeverisë shqiptare, Edi Rama paraqiti reformën për kthimin dhe kompensimin e pronave, një problem ky i pazgjidhur që pas rënies së komunizmit.
Rama akuzoi sistemin e Drejtësisë se ka kryer një masakër në trajtimin e problemeve të pronës në gjithë këto vite. Ai është shprehur se do të hetohen përgjegjësit e rasteve abuzive.
“Kjo bandë kriminale në sistemin e drejtësisë që ka bërë një kasaphanë, duke kthyer prona kujt nuk i takon dhe duke i mohuar të drejtën e pronës kujt i takon”, theksoi kryeministri, duke shtuar se me këto praktika, i kanë dalë pronarët edhe kalave e kështjellave të vendit. /tesheshi/