Ramën e pret një sfidë e re në zhvillimet e brendshme, ajo me pedagogët universitarë të cilët kërkojnë rritje rroge nën “kërcënimin” e mosfutjes në autoditore për nisjen e vitit të ri akademik.
Kreu i Sindikatës Sandër Kovaçi nuk është dakort që rritja e pagës të jetë me 15 përqind, ku gjysma do sigurohet nga vetë universitetet.
“Ne kemi kërkuar 30 % këtë vit dhe 20 % vitin e ardhshëm si parakusht. Më datë 14 do marrim një vendim. Mund të negocijojmë kohën këtë vit, 30 % ka qenë negocimi, se ne e kishim 50 % e ndamë. S’është shumë, është thjesht 15 mln euro, ne po ndërtojmë rrugë me 21 mln euro. Qeveria ka mundësi të investojë”, tha Kovaçi, duke rrshqitur dhe në narrativë politike.
Rama nga ana e tij ka kohë që i përmbahet asaj që askush s’mund t’i bërë presion qeverisë, me protesta apo lloje të tjera reagimi.
Tashmë pritet të shihet se a do ia dalë me pedagogët për t’i qëndruar “shantazhit” të tyre e sfiduar atë. /tesheshi.com/