Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me zv. kryeministrin e Kosovës, Behgjet Pacolli, njëkohësisht edhe ministër i Jashtëm.
Rama shkruan në rrjetet sociale se është rënë dakord që mbledhja e ardhshme mes dy qeverive të mbahet në Korçë më 27 nëntor, ndërsa më 28 do të vijojë në Vlorë për festën e flamurit.
Pacolli po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë, e para që kreu i diplomacisë së Kosovës realizoi që nga momenti që morri detyrën.
Njëkohësisht kjo është vizita e parë e një zyrtari, që nga momenti që qeveria “Rama2” morri zyrtarisht detyrën, pas betimit të djeshëm në Presidencë. /tesheshi.com/