Kryeministri Rama publikoi të parën foto me njeriun që njihet si “rebel” brenda BE-së, njëherësh si anti-Soros, Viktor Orban.
Nga një vizitë në Hungari, Rama postoi lajmin e të parës marrëveshje aty.
“Një ditë e veçantë pune me kryeministrin Viktor Orban dhe delegacionet përkatëse, mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit evropian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur“, ka shkruar Rama. /tesheshi.com/