Kryeministri Rama përcolli optimizën sa i përket dimrit, atij shqiptar, në raport me krizën energjitike.
Pas një mbledhje të Kryesisë socialiste, ai tha qeveria do të punojë për të mos rritur çmimin e energjisë për familjet dhe biznesin e vogël.
“Kemi hyrë në një epokë të një kërcënimi të madh botërisht. Europa, ne si pjesë e saj jemi detyruar të përballemi me kërcënimin e madh të kësaj epoke që vjen nga një agresion në dyert e mëdha të Europës, që ka sjellë përveç bombave dhe krimeve në Ukrainë dhe çmimet e energjisë dhe produkteve bazë në të gjithë Europën. Është një inflacion luftë. I takon qeverisë që të bëjë gjithçka për lehtësuar peshën e kësaj lufte.
Do vazhdojmë të bëjmë gjithçka mundemi. Jemi duke finalizuar buxhetin e vitit të ardhshëm. Ky dyfishim i buxhetit është i bazuar tek domosdoshmëria.
Do vazhdojmë që të qëndrojmë me këmbëngulje tek plani për të mbrojtur çmimin e energjisë për familjet dhe biznesin e vogël”, u shpreh Rama. /tesheshi.com/