Duke i mëshuar suksesit në punësime nëpërmjet Zyrave të Punës, kryeministri Rama iu është pëërgjigjur me shifra talljeve të mundshme që mund t’i adresohen.
“Nga maji i vitit të kaluar deri tani, kemi 28 324 të punësuar më shumë. Kjo është një shifër që do të përqeshet ndoshta në rrjetin e komentatorëve të ERTV-së, por është realiteti. Siç është realitet edhe fakti që përmes Zyrave të Punës janë punësuar mbi 14 mijë persona në këtë 6-mujor”, theksoi kreu i qeverisë në një takim me Drejtoritë Rajonale të Punësimit, duke shtuar më pas se “ka ende hapësirë për të thithur njerëz në tregun e punës”. /tesheshi.com