Këmbënguljes studentore për ta vijuar protestën në mënyrën e tyre, kryeministri Rama i është përgjigjur me një tjetër mesazh, jo nga parlamenti por në rrjete.
Rama u bën me dije studentëve se janë ata që po mbajnë peng 8 kërkesat e jo ai.
“Miq! Kori i protestës kur s’të dëgjojnë është domosdoshmëri. Refuzimi në kor i Dialogut është dobësi.Ju duhet ta dini që UNE JAM ME JU.Jam gati për të 8 PIKAT.Duhet të diskutojmë si e kur do të realizohen.Nëse ju s’doni ta kuptoni këtë,vazhdoni mbajini peng të 8 PIKAT.Unë ju pres!”, shkruan Rama në një reagim të fundit në Tëitter. /tesheshi.com/