Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rama “ngrin” Lefter Kokën: ministri i LSI-së nuk do jetë në mbledhjet e qeverisë; ja kush mund ta zëvëndësojë

by te Sheshi
06/02/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Rama “ngrin” Lefter Kokën: ministri i LSI-së nuk do jetë në mbledhjet e qeverisë; ja kush mund ta zëvëndësojë

Një tjetër ministër i aleatit LSI duket se po bëhet gati të ikë nga kabineti. Mësohet se pas akuzave ndaj qeverisë ministri i Mjedisit, Lefter Koka, nuk do të jetë i pranishëm në mbledhjet me kryeministrin Edi Rama. Ja kush do t’a zëvëndësojë….

Vëllezërit Koka nga Durrësi do të  mbahen mend si kumbarë dhe plangprishës të aleancës mes Ilir Metës dhe Edi Ramës. Njëri biznesmen dhe me profil të ulët publik, Leonard Koka, ishte pjesë e aleancës së 1 Prillit ose “darkës me ngjala” që Meta dhe Rama hëngrën para zgjedhjeve të vitit 2013; ndërsa tjetri, Lefter Koka, që mban sot postin e ministrit të Mjedisit në qeverinë “Rama-Meta” u shfaq si prishësi i kësaj aleance. Koka hodhi akuza të forta ndaj PS-së, kryebashkiakut socialist në Durrës dhe një pjese të qeverisë, akuzat që po nxisin çarjen e koalicionit.

Rama e paralajmëroi publikisht se do t’a shkarkonte ashtu si kolegun e tij, Ylli Manjani nëse  “e përsërit gabimin”.  Por, edhe pse kryeministri nuk e firmosi shkarkimin e tij nga detyra, tesheshi.com mësoi se marrëdhëniet mes tyre kanë ngrirë.

Sipas burimeve pranë LSI-së dhe Ministrisë së Mjedisit, Koka nuk do të jetë i pranishëm në mbledhjet e ardhshme të kabinetit qeveritar, duke e lënë kështu pezull rolin e tij si ministër. Mësohet se ministri i Mjedisit do të përfaqësohet nga zv/ministri, Kledi Xhaxhiu, që i përket Partisë Socialiste.

Vendimi ka ardhur pas një takimi që Koka pati me shefin e tij politik, Ilir Meta, në zyrën e këtij të fundit,vetëm pak minuta para se në atë zyrë të shkonte kryeministri Rama. Burimet saktësojnë se Meta e ka këshilluar ministrin e tij që të qetësojë gjakrat dhe të mos i fryjë më zjarrit me PS-në, deri në momentin që do të ketë një vendim politik për të dalë nga koalicioni.  Për të mos u përballur me Ramën, Koka ka zgjedhur të delegojë zëvendësin e tij në mbledhjet e kabinetit, gjë që mesa duket i shkon për shtat edhe vetë kryeministrit

Mbledhja e parë që do të bëhet pas akuzave mes palëve mbahet këtë të mërkurë, dhe sipas gjasave edhe ministra të tjerë të LSI-së do të tentojnë t’i shmangen një përballjeje me kryeministrin në këtë klimë të acaruar mes palëve duke gjetur zgjidhje teknike të delegimit të zv/ministrave në mbledhje.

Si protokoll zëvendësministrat zëvendësojnë titullarin e institucionit në mbledhjet e qeverisë kur titullarët jashtë jashtë vendit ose të angazhuar në aktivitete të tjera me rëndësi.

Akuzat që çanë koalicionin

 Para disa ditësh Lefter Koka hodhi akuza të forta ndaj policisë duke atakuar ministrinë e Rendit, Saimir Tahiri. “Këta njerëz tashmë të interesuar qoftë nga të ardhurat apo qoftë nga pushteti kanë vetëm një lajtmotiv, si do mundemi të  vazhdojmë të qëndrojmë në këtë pushtet. Janë eksponentë të caktuar që kanë ardhur nga qytete të ndryshme për të drejtuar policinë e shtetit, nuk kanë asnjë lidhje me policinë, janë mjeshtër ndoshta të bërjes së punëve që ata dinë mirë t’i administrojnë. Kjo jam i bindur do të sjellë ndoshta dhe zgjedhje të deformuara”, tha Koka.

Një ditë më vonë socialistët i treguan Kokës se nuk ia falnin këto akuza. Koka u shfaq i vetëm në Shijak duke shpërndarë certifikatat e legalizimit, ku sipas agjendës duhet të ishin dy përfaqësues të lartë të qeverisë, kreu i ALUIZNI-it, Artan Lame dhe  ministrja Eglantina Gjermeni.

Më pas ishte Rama që e paralajmëroi Kokën:

“Nuk i marr seriozisht burrat me kostum që flasin pas pilafit, por edhe gjatë pilafit. Unë e bëj dallimin e qartë mes një ministri që në mënyrë të përsëritur e shkel kontratën dhe mes atij që ka bërë një gabim që nuk besoj të përsëritet.  Për rastin Koka bëhet fjalë për një anëtar kabineti që është në krye të detyrës, një anëtar i skuadrës që ka respektuar skuadrën dhe që thjesht ka bërë një gabim. Nuk fola për falje, por për një gabim që nuk besoj të përsëritet”. Këto ishin fjalitë që zgjodhi kryeministri Edi Rama kur u pyet për akuzat e forta të ministrit Koka.

Kush mund të jetë pasardhësi i Kokës?!

Në rast të një dorëheqje apo shkarkimi të Kokës nga qeveria, dy janë skenarët e mundshëm. I pari: LSI  do ta zëvendësojë ministrin e saj me një emër tjetër siç bëri me Manjanin, por e përsëritur kjo do të krijonte një precedent të paparë ndonjëherë në një qeveri të mëparshme. Meta e “shiti” Manjanin për të mbajtur në këmbë aleancën, por duket hapur se nuk është gati të shesë edhe Kokën, pasi ai dhe familja e tij janë të fuqishëm dhe kanë shumë elektorat në zonën e Durrësit.

E dyta: në rast të daljes së LSI-së nga koalicioni, Rama e  zëvendëson me një emër të ri, sa për të mbajtur kabinetin në muajt e fundit të qeverisë para zgjedhjeve. Dhe si kandidaturë është një eksperte e fushës nga bota akademike apo shoqëria civile që ka qenë aktive në debatin kryesor që ka përfshirë këtë ministri, ligjin e importit të mbetjeve. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Mediat greke reagojnë ndaj kaubojsit për Balilin: Ka mbështetje të plotë nga qeveria

Mediat greke reagojnë ndaj kaubojsit për Balilin: Ka mbështetje të plotë nga qeveria

Mënyra efikase për pastrimin e portës karikuese të smartfonit tuaj

Mënyra efikase për pastrimin e portës karikuese të smartfonit tuaj

Shkupjani kërcënon ambasadorin amerikan në Maqedoni

Shkupjani kërcënon ambasadorin amerikan në Maqedoni

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni