Kryeministri Rama, gjatë qëndrimit të tij në Stamboll, ka përcjellë një tjetër status, atë mbi nisjen së shpejti të fluturimeve nga kompania e re ajrore shqiptare Air Albania, e cila po strukturohet nga turqit.
“Stamboll – Në zyrën e Shefit Ekzekutiv të TurkishAirlines, Ilker Ayci, për të diskutuar mbi fazën e fundit të projektit të linjës sonë ajrore Air ALBANIA, e cila po programohet me asistencën teknike të kolosit ajror turk dhe do të asistohet në të gjitha nivelet operacionale prej tij. Së shpejti”, shkruan shefi i ezekutivit shqiptar. /tesheshi.com/