Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mbresë të tij gjatë një vizitës në Turqi, pasi është takuar me atë që e quan “një zotëri”.
Prej tij, Rama shpreson hapjen e një fabrike vaksinash në Shqipëri.
“I nderuar nga mikpritja e këtij zotërie mbresëlënës, Canturk Alagöz, një personalitet i shkencës dhe biznesit turk, pronari i kompanisë së prodhimit të disa lloje vaksinash, e njëkohësisht distributori i vaksinës Sinovac, me të cilin pasi e falenderova me mirënjohje për ndihmën jetike, diskutuam për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri, si pjesë e një qendre ekselence farmaceutike…
Të shohim”, shkruan Rama. /tesheshi.com/