Në vijim të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Rama u ndal në Skrapar, vend-origjinën e Metës, për të cilin tha se i është mirënjohës që e njohu me këto anë.
“Ja di për nder Ilir Metës, që më ka sjellë dhe treguar mrekullinë e kanioneve, ka potencial të jashtëzakonshëm për turizmin dhe ekonominë. Do të përfundojmë rrugën Skrapar -Përmet”, tha Rama, ku për kreun aktual të bashkisë vendase, atë të LSI-së, rezervoi këtë gjykim.
“Me kryetarin e bashkisë së Skraparit kemi bashkëpunuar dhe kemi bërë punë të mira, por mundësia për të bërë më tepër është në dorën tonë. Administrata është tej fryrë me njerëz që nuk jetojnë fare këtu në Skrapar dhe marrin rroga”, tha Rama. /tesheshi.com/