Edi Rama ka mbërritur sot në një vizitë zyrtare në Podgoricë, ku sipas televizionit të Malit të Zi ka shprehur konfirmimin e fuqishëm të marrëdhënieve të mira fqinjësore mes dy vendeve.
Këtë e bëri të ditur kryeministri malazez, Dushko Markoviç, gjatë konferencës për gazetarët së bashku me Edi Ramën.
Rama u prit në Podgoricë me nderimet më të larta shtetërore dhe përshëndeti homologun e tij Markoviç.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit, Markoviç tha se qeveritë e të dy vendeve kanë përforcuar angazhimin për të përmirësuar bashkëpunimin.
Markoviç njoftoi gjithashtu sesionin e përbashkët të dy qeverive në Shkodër, e cila është planifikuar për në tetor.
Kryeministri shqiptar, Rama tha se seanca e shpallur e përbashkët e qeverive të të dy vendeve paraqet një cikël të ri të marrëdhënieve midis Malit të Zi dhe Shqipërisë. /tesheshi.com/