Kryeministri Rama u shfaq në Hagë, në një vizitë të papalajmëruar për publikun te miku i tij jo vetëm politik, Hashim Thaç, gjendur prej muajsh pas hekurave dhe me kolegë të tij të ish-UÇK-së, nën akuzë për krime lufte.
Ka qenë vetë Rama i cili ka publikuar një video në Facebook, ku shihet teksa hyn në ndërtesën ku ndodhet Thaçi në Hagë.
“Hagë – Për vizitë tek Presidenti Thaçi”, shkruan i pari i qeverisjes shqiptare.
Njëherësh në Hagë është mbajtur konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së, pas zgjerimit të aktakuzës nga Zyra e Prokurorisë Speciale.
Ish-presidenti Hashim Thaçi ka thënë se nuk i ka kuptuar akuzat sepse s’ka mundur t’i lexoj për shkak të redaktuarave të shumta, e shton shton se është i pafajshëm ndaj të gjitha akuzave që rëndojnë mbi të.
Duke iu rikthyer Ramës, ditë më parë ky i fundit deklaroi se po të mos qe në Hagë, Hashim Thaçi do ishte zgjedhja e tij për President të Shqipërisë. /tesheshi.com/