Pas Shkodrës Rama u prit me protesta edhe në Elbasan. Kryeministri është nisur drejt Elbasanit në kuadër të turit “Bashkia që duam” në Elbasan.
Por opozita ka nisur protestën për bllokimin e hyrjes së qytetit, njofton Top Channel.
Protesta po zhvillohet tek rrethrrotullimi i Bradasheshit, ndërsa aty janë mbledhur dhe forca të shumta policie. Kërkesa e opozitës qëndron po e njëjta, duke insistuar që Rama të largohet dhe të krijohet qeveri një tranzitore. /tesheshi.com/