Kryeministri Edi Rama kërkoi liberalizimin e vizave për Kosovën, në një konferencë e përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz, gjatë një vizite zyrtare në Berlin.
“Unë shpresoj shumë që Gjermania përveçse të bëjë pjesën e saj(të negociatave), të përmbushë në nivelin e BE edhe procesin e liberalizimit të vizave për Kosovë”, deklaroi Rama.
Rama sqaroi po ashtu në prani në kancelarit gjerman, se “Ballkani i Hapur” nuk është gjë tjetër, veçse siç thotë ai përpjekje për të jetësuar procesin e Berlinit. “
“E informova kancelarin edhe për Ballkanin e Hapur që nuk është asgjë tjetër veçse përpjekje për ta jetësuar procesin e Berlinit. Përfshirja e të gjitha vendeve për katër liritë e BE është gjëja e duhur për të garantuar, paqen dhe të ardhmen”, tha Rama. /tesheshi.com/