Tashmë nuk është momenti për fjalë, por vetëm për pamje, ose foto. Një e tillë është ajo me kryeministrin Rama që ngre grushtin përpjetë, jo si komunist por si tifoz kuqezi.
Është një foto që tregon çaçkën e kokës së tij pseudotullace (ka pak flokë sa mos quhet krejt tullac), i cili i gëzohet një prej tre golave të përfaqsueses shqiptare përballë Armenisë, një fitore që e çon kombëtaren në “Francë 2016”. /tesheshi.com/