Kryeministri Rama e ka nisur ditën me “mirëmëngjesin” e tij ritualistik në komunikim me publikun, duke ofruar dhe njëherë, me “zë e figurë”, zgjidhjen qeveritare për tarifat e studentëve, një ndër pikat më të ndjeshme në 8 kërkesat e këtyre të fundit.
“Mirëmëngjes!
Dhe me dy nga vendimet e djeshme të Këshillit të Ministrave: ‘Për disa ndryshime në VKM Nr. 269, për përcaktimin e kategorive që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit’ si dhe ‘Për disa ndryshime në VKM Nr. 903 për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave studentore’, që adresojnë dhe tejkalojnë kërkesën e studentëve për përgjysmimin e tarifave të regjistrimit në universitet, ju uroj një ditë të mbarë…”, shkruan Rama, e më poshtë ofron grafikisht zgjidhjen. /tesheshi.com/
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2235016436531038/?t=8