Kryeministri Rama shpërndau një video në kuadër të operacionit Forca e Ligjit, ndërmarrë këto ditë në kuadër të së ashtuquajturës paketë “Anti-KÇK”, ku, nën hashtagun “Koha për Hesap”, paralajmëron dhe njëherë atë që parasheh ligji special në lidhje me vërtetimin e pasurisë së poseduar nga elementët me background kriminal.
Pos kësaj, shefi i qeverisë sqaron se nëse bizneset e tyre do kenë burim të pastër, shënjestër do jenë detyrimet e papaguara fiskale. Pra taksat. /tesheshi.com/
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1061168804231923/?t=1