Në luftën për kuponin tatimor, kryeministri Edi Rama publikoi rastin e bllokimit të një lokali nate, duke shkruar:
“Stop informaliteti! Lokalet e natës në Tiranë kanë nisur të bllokohen ligjërisht për mos lëshim kuponi! Zero tolerancë për çdo abuzim me ligjin”.
Prej ditësh, shefi i qeverisë ka shpallur aksionin e radhës kundër informalitetit, nisur që dy vite pasi erdhi në pushtet. Ai ndërroi kokën drejtuese të Tatimeve, duke apeluar njëkohësisht për repektim të detyrimeve fiskale ndaj shtetit. /tesheshi.com/