Kryeministri Rama e ka përkthyer aktin e opozitës me sulmin ndaj ministrit Xhafaj me shënjestër vëllanë e këtij të fundit, si një përpjekje tjetër për bllokimin e çeljes së negociatave.
Fakti rishfaqet sot për një arsye aktuale. Duan të vazhdojnë atë që kanë nisur: të pengojnë çeljen e negociatave duke vazhduar të helmojnë sa të munden gjakun dhe mendjen e kujtdo në çdo parlament të atyre vendeve që sot mbeten kyçe për të marrë vendimin. Dua t’ju them se dosja e rizbulimit në të njëjtën kohë që ka dalë në televizion, ka filluar të shpërndahet në anglisht”, tha Rama gjatë një fjalimi në parlament. /tesheshi.com/