Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rama-Manjani: dy të ngjashëm më shumë armiq se miq

by te Sheshi
30/01/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Rama-Manjani: dy të ngjashëm më shumë armiq se miq

Edi Rama dhe Ylli Manjani u bashkuan të punojnë në PS-në e sapomarrë në dorë nga kryebashkiaku i atëhershëm i Tiranës. Partneriteti mes tyre u komentua si një puqje e karaktereve të njëjta, që kishin një mik të përbashët që quhej Artan Lame, e që i bashkonte pasioni për të shkruarin dhe shtetin idilik.

Por nuk qëndruan as 3 vjet bashkë dhe Rama me Manjanin u kthyen në armiq për vdekje, në një lloj forcash të njëjta që shtyjnë njëri-tjetrën si polet e ngjashme të një magneti.

Ylli Manjani, ministri që u shkarkua sot nga Edi Rama, pavarësisht se ka mbi 7 vjet që bashkëpunon ngushtë me Ilir Metën, ai nuk është një militant tipik, por është një intelektual individualist e ambicioz që ka spikatur pikërisht prej asaj që ka bërë e thënë vetë, sesa duke i qëndruar në hije të tjerëve.

Megjithatë, juristi dibran i lindur në Lezhë i ka shërbyer tre kryeministrave: Fatos Nanos, Ilir Metës dhe Edi Ramës. Metës jo si kryeministër por që në vitin 2010 ka qenë këshilltari par exellencë i tij.

Ndërkohë që në vitet 2005-2009 ishte zëri i fuqishëm ligjor i Edi Ramës, Manjani u caktua kandidat për deputet në zonën e Bulqizës, nga është origjina e prindërve të tij. Por në listë u vendos i treti, pas Sadri Abazit dhe Qemal Minxhozit. Kjo e irritoi, por sulmin e rezervoi pas zgjedhjeve, kur i kërkoi Edi Ramës që të zbatojë marrëveshjen e xhentëlmenëve që kishin bërë bashkë, pra të dorëhiqej Minxhozi dhe të vendosej Manjani.

Pas refuzimit të Ramës, ai u kthye në një nga më të ithtët kundër kreut të PS-së. Bashkohet fillimisht me LMN-në e Ben Blushit, por më pas nis sulmin në mediat e Frangajt kundër mjaftistëve dhe Erion Veliajt që sipas tij po pushtonin PS-në.

Hyn në LSI ku Meta e pret me dëshirë pas largimit të disa bashkëpartiakëve kundërshtarë prej koalicionit  me PD-në.

Më pas kthehet në njeriun që Edi Ramën do ta sulmonte sistematikisht. Në vitin 2011 ishte kryejuristi i LSI-së në KQZ ku bashkëpunimi me PD-në rrëzoi Ramën nga bashkia.

Pas fitores së koalicionit PS-LSI, Ylli Manjani nuk ishte nga ata që do të dilnin si përfituesit e pushtetit, pasi kishte qenë mallkuesi i palës tjetër. Qëndroi në “stazh” për 3 vjet duke mbetur vetëm zv.ministër i Transporteve, por që merrte vetëm rrogën.

Në 2015 Meta e propozon ministër të Drejtësisë në vend të Nasip Naços dhe Rama e firmos megjithëse me “shpirt ndër dhëmbë”. Por për një vit Manjani ka qenë ministri më opozitar i qeverisë së majtë, duke sulmuar Saimir Tahirin për kanabisin por edhe ministra të tjerë.

Një javë më parë ishte Manjani që doli me variantin që do të jetë Ilir Meta kryeministër i së majtës pas 18 qershorit.

Këtu duket se Rama nuk mbajti dhe sapo është kthyer nga fundjava në Firence, ka shkuar tek Meta dhe e ka shkarkuar ministrin e tij politikisht mistrec.

Siç mësohet biseda mes tyre të premten në mëngjes ka qenë e tillë “O Edo kush je ti që më thua ça të bëj”. “O Ylli s’kam gjë me ty o burrë por thjesht s’punojmë dot bashkë, je personalitet kompleks, kam respekt po thjesht s’punojm dot, bëjmë xing”.

E në fakt xingu Rama-Manjani ka ndodhur që herët kur e kanë njohur njëri-tjetrit. Lodhja për bashkëjetesë ka qenë humbje kohe dhe energjish…/tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Politikë

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Next Post
Manjani pas largimit: ju tregoj se ç’ndodh në qeveri dhe pse më hoqi Rama

Manjani pas largimit: ju tregoj se ç’ndodh në qeveri dhe pse më hoqi Rama

24 ide fantastike si të arredoni pjesën pas krevatit tuaj (foto)

24 ide fantastike si të arredoni pjesën pas krevatit tuaj (foto)

Zeka i BESËS: ne e dërguam Gruevskin në histori, rradhën e ka binomi Ahmeti-Xhaferi

Zeka i BESËS: ne e dërguam Gruevskin në histori, rradhën e ka binomi Ahmeti-Xhaferi

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni