Kryeministri shqiptar Edi Rama, deklaroi në një intervistë për të përditshmen “Correre Della Sera” se Europa duhet ti përgjigjet me integrim dhe hapje sfidës së terrorizmit. I pyetur që në fillim nga gazetari Italian, Rama përgjigjet: “Kundër radikalizmit islamik ka disa përgjigje. Nga njëra anë shërben një betejë pa ndalim, në anën tjetër ne duhet të forcojmë Evropën, pa rënë në grackën e ndarjes, pa mbyllje: çdo bilanc që vjen nga frika nuk e forcon pozitën e përbashkët ndaj këtij armiku që është shumë i veçantë si një epidemi. Ajo çfarë ndodh me pengjet është një barbarizëm larg nga ne, ndodh në shtëpinë tonë, ne jemi të gjithë të kërcënuar. Por përgjigja duhet të jetë një Evropë e shpresës, pa frikë. Çfarë është bërë deri tani është e drejtë dhe duhet të vazhdohet kështu: ata kërcënojnë civilizimin tonë. Por për këtë duhet zgjidhur problemi i madh i atyre që, për përfitime personale politike, kërkon një ndarje dhe jo bashkim, ata që i thonë njerëzve se problemi janë muslimanët. Kjo qasje e bën lojë të armikut tonë të përbashkët”.
Kryeministri shqiptar, deklaroi më pas se duhet një Europë politike që duhet t’i përgjgjet e bashkuar të gjitha sfidave. “Evropa është një ëndërr. Për ata që shohin përpara është e qartë se Shtetet e Bashkuara të Evropës janë mënyra e vetme për të siguruar brezat e ardhshëm:, tha Rama. Më pas Rama u ka bërë thirrje investitorëve italianë të sjellin kapitalin e tyre në Shqipëri, duke u premtuar një klimë të favorshme. “Duhet të shikoni pjesë te Italisë nga pikëpamja e hapësirës ekonomike. Shqipëria është vendi ideal për çdo sipërmarrës italian: gjendet nga të gjithë ne atë që ju nuk mund të gjeni në Itali, por kjo nuk do të dëmtojë fqinjin tone.(tesheshi.com)