Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta sfidojë në mënyrë të cuditshme opozitën duke luajtur me bllofin. Gjatë orëve të mbrëmjes, shefi i qeverisë shqiptare i ka përcjellë një ofertë opozitës duke i thënë:
“Nje propozim i ri per PD: Shkruajeni vete si te doni reformen, merrni miratimin e SHBA/BE dhe ne do ta miratojme pa levizur asnje presje!”, ka shkruar Rama në Facebook.
Ky zhvillim pason atë të refuzimit që PD-ja i bëri më të fundit propozim ardhur nga Ndihëms-Sekretarja Nuland, refuzim i cili nuk u prit mirë nga diplomacitë perëndimore. /tesheshi.com/